Dua Lipa: Muzika u bën keq këngëtarëve

“Është koha që industria e muzikës të fillojë të marrë seriozisht shëndetin mendor të artistëve.”

Marketing

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa u bëri thirrje industrisë që të ofrojë kujdes më të mirë të shëndetit mendor për këngëtarët.

Duke folur për rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për një kujdes më të mirë të shëndetit mendor, Lipa tha: “Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë disproporcionale nga çështjet e shëndetit mendor.”

Ylli i muzikës më pas shtoi: “Kam përfituar shumë nga kjo industri, por shoh rreth meje çdo ditë se çfarë mund të vuajnë të tjerët: frika nga dështimi, vetmia dhe presionet e mëdha të mediave sociale, veçanërisht për artistet femra.”