Dua Lipa në universitetin prestigjioz Cambridge. Ja arsyeja

Pas zhdukjes disa ditore, Dua Lipa është rikthyer në Instagram.
Ajo sot postoi një album fotosh në Ilogarinë e saj që të përditësojë ndjekësit e saj, se ku ishte ajo këtë periudhë që mungoi në rrjetin social.

Marketing

“Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të bërë një fjalim në lidhje me si është të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, shqyrtimi i veçantë që artistet femra i nënshtrohen mediave dhe rrjeteve sociale, çfarë mund të bëjmë për të bërë një ndryshim dhe çfarë mund të bëjmë ne si shoqëri për të thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin thjesht të lumtur që më në fund ia dola të shkoja në universitet…” – shkroi ajo në postimin e radhës që bëri në Instagram pas pauzës.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, fshiu të gjitha postimet nga ky rrjet social por u rikthye me një video shumë seksi.

“Ju mungova?”, shkroi ajo poshtë videos.

View this post on Instagram

Miss me?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Sipas raportimeve, ‘zhdukja’ e Dua’s lidhet me një projekt të ri dhe shumë më tepër më albumin e saj për të cilin ka kohë që punon.

Gjithsesi, lajmi I mirë është që artistja u rikthye dhe tani presim postimet e saj të shumta pasi është shumë aktive në këtë rrjet.