Dua Lipa thotë se ishte pre e bulizmit në rrjete sociale

Dua Lipa ka folur sërish rreth bulizmit (përqeshjes) që bëhet në rrjete sociale.

Marketing

Dua Lipa foli me modelen Adwoa Aboah në lidhje direkte për Gurls Talk rreth shëndetit mendor, muzikës dhe COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 24 vjeçe, e cila aktualisht është duke promovuar albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” zbuloi se heqja dorë nga Twitter i ka ndihmuar shumë asaj.

Ajo tha: “Nuk mendoj se mund të kisha bërë albumin e dytë nëse nuk do të kisha hedhur një hap prapa nga rrjete sociale. Me albumin tim të parë, gjërat ishin pozitive”

Dua deklaroi se sa më shumë gjëra që bëni, aq më shumë komente negative do të merrni, andaj kjo gjë e kishte bërë të ndihej e nënvlerësuar.

“Në thelb, kjo më bëri të ndjehesha sikur nuk isha aq mirë dhe më ndaloi të ndjehem krenare për veten dhe për arritje të caktuara”, shtoi artistja.

Për të realizuar albumin e ri, ajo u desh të distancohej nga rrjetet sociale.

“Ka një presion të tillë në rrjetet sociale për të mësuar një aftësi, por kolektivisht, ne po kalojmë një periudhë traumatike në kohë. Vetëm të qëndrosh brenda dhe të bësh pak është mjaft dhe unë mendoj se më shumë njerëz mund të kenë nevojë për të dëgjuar atë”, tha këngëtarja, teksa foli për situatën aktuale.

Dua sugjeron që në këtë kohë të merreni me gjëra të volga që iu bëjnë të lumtur dhe se do ia dalim të gjithë së bashku.

Artistja nuk e kishte menduar se albumin do ta promovonte në shtëpi, por thotë se nga kjo situatë do të mësojmë se jo gjithçka është urgjente siç mund të duket ose ndjehet.

Ajo shtoi se gjatë kësaj kohe ka mbajtur kontakte me miqtë, duke biseduar përmes telefonit.

“Miqtë e mi dhe unë vendosëm një datë të caktuar që përmes FaceTime të bënim një stërvitje së bashku dhe duket sikur po e bëjmë atë në të njëjtën kohë”, janë fjalët e Duas.

Dua Lipa konsideron se muzika është formë e terapisë “Për mua, shërben si një formë shpëtimi. Po të isha zemërthyer, nuk do të kishte asnjë mënyrë të dëgjoja këngë të trishtueshme”.

Krejt në fund, ajo bëri thirrje tek të gjithë që kanë mundësi të ndihmojnë në këtë situatë pandemie, për t’iu dalë në ndihmë kategorive të prekura nga COVID-19.

Marketing