Dua Lipa vazhdon t’i kryesojë top-listat latine

Dua Lipa po qëndron në krye të tabelave me këngën “Un dia”.

Dua Lipa është emër që di vetëm të numërojë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj si artiste.

Marketing

Pak javë më parë, ajo publikoi këngën me titull “Un dia” në bashkëpunim me J. Balvin, Bad Bunny dhe Tainy.

Kënga po pritet mirë dhe për disa herë me radhë po qëndron në krye të tabelave, gjë që e bën Duan të gëzohet shumë për këtë sukses.

Përmes postimit të fundit, artistja bëri të ditur se kënga e tyre dje u zgjodh nga “Apple Music” si hiti i ditës.

Njëkohësisht, ajo po e shijon edhe suksesin e duetit të ri “Levitating”, në bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliott.

Marketing