Duartrokitje për punonjësit shëndetësorë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video në të cilën duartrokasin punonjësit shëndetësorë të Klinikës për sëmundje infektive, nga Spitali “8 shtatori”, nga Spitali i Dibrës dhe nga Spitali i Manastirit.

Marketing

Videoja është publikuar në shenjë mbështetjeje për punonjësit shëndetësorë.

Duartrokitje për punonjësit shëndetësorë! Me përkushtim kujdesen për pacientët e tyre. Në radhët e para kundër Kovid-19”, ka shkruar Filipçe.