Duda me kritika të ashpra për BE-në për shkak të shtyrjes së negociatave

Presidenti polak Andzhej Duda sot ashpër e kritikoi BE-në për shkak të shtyrjes së fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Unionin.

Marketing

“BE-ja nuk duhet të sillet ndaj vendeve në këtë mënyrë kur ata i zbatojnë reformat e ndryshme të drejtuara ndaj integrimit të ardhshëm”, theksoi Duda në takimin me kreun e nismës “Procesi i Berlinit” në Poznanj, transmetoi Rojteres.
Ai shtoi se ato vende kanë përmbushur shumë kërkesa për fillimin e negociatave.

Në qershor Këshilli i BE-së nuk arriti pajtueshmëri për dhënin e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisari evropian për zgjerim Johanes han shprehu besim se vendimi lidhur me këtë çështje do të merret deri në tetor.

Marketing