DUFLLA – thesar i çmuar i GUXIMIT

Drejtori i Festivalit DUFLLA njëherit edhe kryetar i ansamblit që mban të njejtin emër z.Ylber Idrizi sot në profilin e tij në facebook rikujtoj Edicionin e vitit të kaluar të Festivalit DUFLLA 2019 duke postuar disa fotografi të bashkëngjitur edhe një tekst që ndoshta ka për qëllim të përçoj ndonjë mesazh.
Ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar nga organizatorët për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19 nëse do të mbahet apo do të prolongohet festivali që është paralajmëruar të mbahet javën e tretë të korrikut.

Marketing

Më poshtë jua sjellim postimin e plotë:

SHKUPI – qytet i lashtë i DARDANISË,
DËRVENI – kësulë e vjetër e SHQIPTARISË,
RAÇJA – vatër e dijes dhe ARSIMIT,
DUFLLA – thesar i çmuar i GUXIMIT.

Një Festival me plot kuptimin e fjalës NDËRKOMBËTAR, një festival i vogël, i organizuar nga një “shoqëri e vogël” e që u mbajt në një fshat edhe më të vogël të kryeqendrës së Dardanisë por që në vete gërshetoi traditën dhe kulturën Dardhane me atë ballkanike Iliridën, Çamërinë, Shqipërinë, Kosovën, Luginën, Malin e Zi, Dalmacinë, Bosnjën, Sanxhakun, Anadollinë dhe Qustendilin ku në përgjithësi e përshkruan pasqyrën e vërtetë të gadishullit ILIRIK me thesarin dhe lashtësinë e tij autoktone e që fatkeqësisht nuk zgjati një ditë por një javë.

I vetmi Festival Shqiptar në Maqedoninë e Veriut anëtar i Lidhjes Europjane të Festivaleve Folklorike që është pjesë e UNESCO-s.

Marketing