Duhani apo Covid-19, kush i dëmton më shumë mushkëritë? Përgjigjet një kirurge amerikane!

Virusi COVID0-19 dëmton më së shumti mushkëritë duke i kthyer në ato të bardha.

Marketing

Por kush na dëmton më shumë mushkëritë, duhani apo COVID-19?

Përgjigjen e kësaj është munduar ta japë një kirurge nga Shtetet e Bashkuara.

Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar mijëra pacientë që kur shpërtheu pandemia në muajin Mars në Teksas.

Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.

“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit”, u shpreh ajo.

Marketing