Duka falënderon Izmit Nurën për terrenin sportiv

Sot në komunën e Dibrës për vizitë ka qëndruar zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Izmit Nura i cili ka takuar kreun e kësaj komune Hekuran Duka të cilit i’a ka prezantuar projektin e terrenit sportive për basket (streetball), projekt ky i financuar nga kjo agjenci në vlerë prej 3 milion denarë.

Marketing

“Qëllimi i kësaj vizite ishte nisja e punëve pregaditore për realizimin e projektit që parasheh ndërtimin e terrenit sportiv për basket (streetball). Ky projekt financohet nga Agjencia për rini dhe sport dhe do të kushtojë rreth 3.000.000 denarë. Agjencia për rini dhe sport edhe në të ardhmen do të vazhdojë që të investojë edhe në projekte të tjera për ndërtimin e kushteve më të mira për rininë dibrane”, është shprehur kështu zëvendës drejtori Nura.

Marketing