Duka nga Kenti për vizitë në Maqedoni

Madhëria e tij, Duka i Kentit të hënën do të vizitojë Maqedoninë me rastin e aktiviteteve të Mbretërisë së Bashkuar për shënimin e njëqind vjetorit nga Lufta e Parë Botërore.

Marketing

Siç kumtuan nga Ambasada e Britanisë, Duka i Kentit më 1 tetor në afërsi të Rabrovo, do të informohet për betejat në Dojran dhe Kosturino, me detaje për numrin e formacioneve britanike dhe irlandeze, duke përfshirë dhe divizionin e 10-të irlandez.

Në Shkup, Madhëria e tij Mbretërore do të marrë pjesë në ceremoninë e varrezave ushtarake britanike. Është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, përfaqësues të lartë ushtarakë, si dhe ambasadorë të vendeve të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore.

Duka nga Kenti është kryetar i Komisionit për varreza ushtarake të Federatës nga viti 1970. Komisioni është organizatë, e cila përkujton të gjithë burrat dhe gratë të cikët shërbejnë dhe kanë rënë viktima në dy luftërat botërore dhe kujdeset për përmendoret e 23.000 lokacioneve në 154 vende.

“Duka punon me Komisionin dhe i viziton lokacionet. Përvjetorët e dy luftërave botërore janë mundësi për përkujtim të përbashkët, mundësi për të kujtuar tmerrin e luftës, të kujtojmë ata të cilët i humbën jetët e tyre, të tregojmë solidaritet me ata të cilët kanë mbijetuar, theksohet në kumtesën e Ambasadës britanike.