Duke goditur Blerim Bexhetin, nuk mbulohet “Reketi” i Boki 13!?

Rasti “Reket” i Boki 13 po mundohet të mbulohet me ngjarje të vogla politike në vend. Disa Institucione shtetërore po mundohen që të ngrijnë pluhur në opinion duke mbuluar “Reketin” e Bokit 13 me goditjet e vogla ndaj politikanëve shqiptarë veçanërisht me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexhetin.

Marketing

Për të mbuluar pluhurin e madh të Bokit 13, Komisioni antikorrupsion në RMV ka ngritur padi penale ndaj kreut të komunës Saraj të Shkupit, Blerim Bexheti ku sipas antikorrupsionerëve, Bexheti ka thyer ligjin pasi nuk ka vepruar ndaj ndërtimit joligjor të platformave në lokalitetit turistik Matkë.

Menjëherë ka reaguar kryetari i Sarajit, Bexheti duke e cilësuar si goditje politike dhe për defokusim të publikut nga zhvillimet tjera.

“Antikorrupsioni bën goditje politike mbi mua, unë do të kërkoj drejtësi në gjykatë” është shprehur kryetari i bashkisë së Sarajt, Blerim Bexheti duke ju përgjigjur komisionit që i kërkoi prokurorisë të hapte një hetim kundër tij.

Bexheti për Kanal5 thotë se nuk ndjehet fajtor për platformat e diskutueshme dhe se çështja e tij ka për qëllim defokusimin e publikut nga zhvillimet e tjera.

Edhe pse qeveria dhe disa institucione po mundohen që rastin “Reket” të mbulojnë me ngjarje të vogla politike, Zëvendës Ndihmës Sekretari i amerikan i shtetit Methju Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se bisedimet e pranimit të vendit në Bashkimin Evropian gjithashtu do të varen nga rezultati i hetimit për rastin “Reket “, i cili duhet të zbulojë nëse në zhvatjen e Boki 13 është përfshirë edhe shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva.

“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze. Ne mbështesim një hetim të plotë, thelbësor dhe transparent për këto akuza dhe nëse ka prova, një aktakuzë të përshtatshme. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut të demonstrojnë gatishmëri për të respektuar sundimin e ligjit“-tha Methju Palmer zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

GJithashtu përpara Palmerit, mesazhe për të zbuluar të gjithë të përfshirët në shantazhin e Boki 13, dërgoi dhe Komisioneri i BE-së Johanes Han, si dhe Filip Riker. Dhe ndërsa faktori ndërkombëtar kërkon një hetim të plotë .

Ndryshe qeveria gjithnjë është munduar që ngjarjet e mëdha korruptive ti mbulojë me ngjarje të vogëla politike edhe atë duke goditur oponentët politik shqiptarë.

Marketing