MUHAMED HALILI

Zgjedhjet e parakohëshme në vend sollën shumë dilema të cilat , (marrur parasyshë domosdoshmërinë e krijimit të shpejtë të institucioneve funksionale shtetërore) partitë që pretendojnë të bëjnë qeverinë e ardhëshme duhet t’i zgjidhin sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që vendi të mund të ecë me kohën në integrimet evropiane dhe në përballjen e mëtejme të sukseshme kundër pandemisë së virusit vdekjeprues korona.
Nuk ka asnjë dilemë se Komisioni shtetëror zgjedhor, i cili disa herë para zgjedhjeve sinjalizoi se nuk do të jetë në gjendje të organizojë me sukses zgjedhjet për një afat të shkurtër zgjedhor dështoi në punën e tij dhe kështu organizimin dhe rezultatet e zgjedhjeve e vuri përpara një pikëpyetjeje të madhe të besueshmërisë. Nga ana tjetër as Qeveria teknike, sipas kumtesës së BE-së nuk doli mjaft e suksesshme sepse, pëkundër vlerësimitt se “ zgjedhjet në aspektin e përgjithshëm kaluan mirë duke iu përshtatur kushteve të pandemisë, por ka qenë i prishur stabiliteti juridik me ndryshime të dukshme të kornizës ligjore dhe vendimeve të mëvonshme të qeverisë”.
Dobësite e përmendura në raportin e OSBE-ODIHR dhe BE-së mbeten të përmirsohen nga qeveria e re dhe atë menjëherë pas konstituimit të saj dhe kjo nuk do të jetë aq problematike sepse do të jetë një nga kushtet e Komisionit evropianpër caktimin e datës së billimit të bisedimeve me BE-në sa do të jetë problematike formimi i qeverisë së re.
Gjykuar sipas rezultateve paraprake kumtuar nga KSHZ dhe jo definitive, një qeveri e re pa humbur shumë kohë do të ishte vazhdimi i koalicionit të deritashëm LSDM-BDI-PDSH. Me përpjekje plotësuese do të mund të bëhej edhe koalicioni LSDM-ASH-A-PDSH plus Levica. Varianti tjetër poashtu i mundshëm i koalicionimit do të mund të ishte VMRO-BDI-Levica.
KUSH I PRISHI PUNËT?
Poqese liderët e partive politike u qëndrojnë me këmbëngulje fjalive që i kanë thënë në fushatën parazgjedhore del se pengesë më e madhe për një lidhje të shpejtë të koalicioneve do të jenë motoja parazgjedhore e BDI-së: kryeministri shqiptar: Pse jo? dhe reagimet e menjëhershme me një dozë të madhe shqetsimi të liderit të LSDM Zoran Zaev se shqiptari nuk mund të bëhet kryeministër dhe se ai e sheh veten të ulur në atë karrige duke i sugjeruar liderit të BDI-së Ali Ahmeti që për shëndetin e tij personal dhe të partisë së tijë të përgatitet më për veprim opozicionar. Për VMRO –në ishte e qartë dhe nuk duhet harxhuar kohë sepse “shpic kandidati” i tyre ishte lideri Mickovski.
Ëndrra e Ali Ahmetit, të cilën ai e spjegonte si realitet, duket se sipas rezultatit të papritur por të favorshëm për partitë politike shqiptare mund të bëhet realitet poqese ai nuk e shndërron atë vetë në zhgjëndërr ose në rastin e mundëshëm partitë të bien dakord për krijimin e një koalicioni të madh mes katër partive të mëdha politike LSDM-VMRO-BDI-ASH-A i cili do të merrej me përparimin e procesit të integrimeve evropiane dhe organizimin e zgjedhjeve të sërishme parlamentare brenda 1-2 viteve. A do të arrinin partitë ta bëjnë këtë duke marrur parasyshë mopajtimet ideologjike e programore midis LSDM_VMRO-ASH-A-BDI mbetet të shihet në të ardhmen.
PARLAMENT I FORTË DHE QEVERI STABILE E KOALICIONIT
Sinjalin për krijimin e një koalicioni të zgjëruar e shohë në porosinë e BE-së drejtuar partive politike ku mes tjerash thuhet “ …me padurim presim të punojmë me një parlament të fortë dhe qeveri stabile të koalicionit e cila duhet ta realizojë qëllimin strategjik të vendit për integrim në BE dhe t’u përgjigjet pritjeve të qytetarëve…”
Rezultatet e publikuara nga KSHZ deri më tash, por jo definitive, flasin se qeveri të koalicionit stabil mund të bëjnë LSDM-VMRO (që është e pamundur sepse BE nuk do ta aprovojë), pastaj LSDM-VMRO-ASH-A ose LSDM_VMRO-BDI që janë vështirë të realizueshme ose VMRO-ASH-A-BDI-PDSH-Levica. Parlamenti më i fortë dhe qeveri më stabile do të ishte koalicioni LSDM-ASH-A-BDI-PDSH por vështirë i realizueshëm sepse VMRO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të pajtoheshin që një pjesë e madhe e elektoratit maqedonas të jetë në opozitë.
KRYEMINISTRI I BDI-ASH-A-PDSH: PSE JO?
Si duket rezultatet zgjedhore në favor të partive politike shqiptare këtë ëndërr të Ali Ahmeti( e përmendur fillimitsht në vitet 90-ta nga PPD-ja) partitë shqiptare në bashkëpunim të ngushtë mes veti mund ta bëjnë realitet por jo duke kërkuar nga Zaev e Mickovski koalicionim me kusht kryeministrin shqiptar por duke bërë koalicionim paszgjedhor mes vete, si ASH-A-BDI-PDSH barazi 28 deputetë dhe ofertë koalicionimi LSDM-së me 46 deputetë barazi me 74 deputetë ose edhe me VMRO poqese ajo e pranon platformën qeveritare të mandatarit shqiptar nga koalicioni i sipërshënuar.
Kjo është e mundur të bëhet në këto raste:
-poqese mandatari i partisë ose koalicionit të parë nuk arrin të sigurojë votat e duhura në parlament, atëherë mandati i kalon partisë së dytë të tentojë ta bëjë të njejtën gjë. Mickovski deklaroi se VMRO do të bëjë çmos të krijojë koalicion qevertar.
Poqese edhe mandatari i partisë së dytë nuk arrin të krijojë koalicion qeveritar, atëherë mandati i kalon partisë së tretë, do të thotë koalicionit të supozuar BDI-ASH-A-PDSH.
Praktika juridike për kësi rasti dëshmon për një anashkalim të normave kushtetutare të ish presidenti Gligorov në dëm të PPD-së.
Në të vërtetë në vitin 1991 fituesi i atëhershëm i zgjedhjeve VMRO e Lupço Georgievskit me 39 mandate refuzoi të merr mandatin të bëjë qeveri shkaku se nuk deshi ta merr PPD-në në qeveri, shkurt thënë nuk deshi në qeveri të ketë ministra shqiptarë.
Presidenti Gligorov e mandatoi ish kryetarin e Lidhjes komuniste të Maqedonisë (me 31 mandate) Petar Goshev i cili nuk arriti të bëjë qeveri brenda dhjetë ditëve. Në vend që Gligorov t’ia jep mandatin PPD-së me 23 deputetë, ai edhe një herë ia rikthen mandatin LKM-PTD me mandatar Branko Cërvenkovski.
Këtë gjë Gligorov e përshkruan në librin e tij “Makedonija e se shto imame” duke theksuar se ndoshta është dashur mandatin t’ ia jep PPD –së por nuk ka qenë i bindur si da ta pranojnë këtë veprim të tij maqedonasit.

KRYEMINISTRI SHQIPTAR: PO