Duket se opozita shqiptare ka për qëllim vetëm të bllokojë, tha Bekteshi për takimin e sotëm

Ministri i Ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kreshnik Bekteshi ka folur për anulimin e takimit, mes sekretarit të partisë nga radhët e tyre dhe të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Marketing

Thotë, se takimi kishte për qëllim, që përveç për regjistrimin e popullsisë, të gjejë zgjidhje edhe për bllokadën në Kuvend.

“Sot i ftuam që të marrin pjesë në takim dhe të flasim për temat e tilla, dhe duket se qëllimi i tyre është të bllokojnë ligjet”, tha Bekteshi në paraqitjen para mediave para Ministrisë së Ekonomisë, transmeton TV21.

Ai u shpreh i gatshëm që të diskutojë me opozitën për të arritur një kompromis, por tha, “së paku le të propozojnë zgjidhje ligjore”.

Pas kësaj, Bekteshi deklaroi që do të kërkojë, vazhdimin e afateve për aplikim të kompanive për sigurim të subvencioneve në kuadër të pakos së 5 ekonomike.

Bëri të ditur, se ligji që mori “karton të gjelbër” nga opozita maqedonase në seancë plenare, u bllokua në Komisionin për financa dhe buxhet nga opozita shqiptare.

Ndërkaq, paraprakisht u njoftua, se takimi i thirrur për sot nga BDI-ja, është anuluar, pasi siç njoftuan nga partia, ASH-ja dhe AAA-ja nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Marketing