Duket sikur aeroplanët po zhyten në oqean: E frikshme dhe shumë e mrekullueshme – ulja në Aeroportin Mala

Aeroporti Ndërkombëtar Mala është aeroporti kryesor në Maldive dhe i vetmi që ofron fluturime ndërkombëtare në këtë vend ishullor të Azisë Jugore

Aeroporti i cili ndodhet në ishullin Hulhule, pranë ishullit kryesor Mala, është hapur për herë të parë në atë ishull të vogël në Oqeanin Indian në tetor të vitit 1960.

Në atë kohë, aeroporti kishte vetëm një pistë çeliku me madhësi 23 x 914 metra.

Marketing

Pista e re e asfaltit u vu në punë në prill të vitit 1966. Me kalimin e viteve dhe me rritjen e interesit turistik në këtë destinacion të mrekullueshëm, aeroporti është rinovuar dhe është ndërtuar infrastruktura shtesë.

Sot, ishulli-aeroport ka gjithashtu një stacion meteorologjik dhe hotelin Hulhule, i cili është dedikuar për udhëtarët në transit.

Gjithashtu, një pjesë e aeroportit është një hidrodrom, i cili përbëhet nga katër pista për hidroaeroplanët.

Image

Dhe ndërsa disa shijojnë skenën spektakolare derisa zbresin dhe ngrihen nga ai aeroport, të tjerët janë të frikësuar nga vetë fakti që pista, 45 metra e gjerë dhe 3200 metra e gjatë, ndodhet në një lartësi prej vetëm dy metrash, kështu që duket sikur zhytet në Oqeanin Indian.

Maldivet, janë një shtet ishullor në Oqeanin Indian, në jugperëndim të Gadishullit Indian. Përbëhet prej 1200 ishujve prej të cilëve 200 janë të banuar, ndërsa 80 tjerë shfrytëzohen vetëm për turizëm.

Të udhëtosh në Maldive do të thotë, të largohesh nga zhurmat dhe kaosi i botës normale, të depërtosh në qetësinë shpirtërore dhe natyrore që të rrethon.

Marketing