Dukovski: Nuk ka dëshmi se Çavkovi është fajtor për ’27 prillin’

Mbrojtësi i Mitko Çavkovit, avokati Sasho Dukovski në fjalimin përfundimtar të gjykimit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, tha se nuk ekziston asnjë faj, dëshmi se ka kryer vepër penale e cila, siç tha, është përmendur me një fjalë jo të plotë.

Marketing

Ai përmendi se përgjegjësia e të gjithëve është shumë e madhe kur bëhet fjalë për procesin më të madh gjyqësor nga pavarësimi deri më sot për një ndër veprat më të rënda penale.

“Si veprime të kryera të të akuzuarit përmenden ‘mosdhënia e urdhrave për sistemim të forcave shtesë për ta siguruar brenda dhe jashtë Kuvendi’ dhe me këtë dyshohet se ka lejuar të ndodh veprimi në shtëpinë ligjdhënëse. Për këtë vlerësoj se gjysmë fjale veprim nuk i mjaftueshëm që dikush të akuzohet për një vepër të tillë penale”, deklaroi Dukovski.

Tha se në asnjë moment nuk duhet të ketë dilemë se si është kryer vepër penale, me mos dërgimin e forcave policore apo me atë që Kërste Mukoski i ka hapur dyert e Kuvendit, pa të cilën turma e njerëzve nuk do të mund të hynte në Kuvend.
Tha se Mitko Çavkov është i pafajshëm dhe nuk dëshiron ta transferoj fajin, por kemi situatë ku ministri i Punëve të Brendshmesh Agim Nuhiu ka pasur të drejtë të kërkojë forca shtesë, por nuk ka kërkuar dhe nuk i mungon asnjë fije, derisa Mitko Çavkovi , i cili ka ndërmarrë veprime për sigurimin e forcave të sigurisë shtesë po ballafaqohet me dhjetë vjet burg.

Pas Dukovskit, fjalë përmbyllëse para Gjykatës duhet të japin edhe avokatët e 16 të akuzuarve tjerë, pas të cilës mundësi për fjalë përmbyllëse do të kenë mundësinë të mbajnë të gjithë 17 të akuzuarit.

Marketing