Duraki: Gjuha element i bashkëpunimit dhe vlerë kulturore

Një shtet multietnik nënkupton edhe përdorimin e gjuhëve të ndryshme , jo në dëm të gjuhëve të tjera por si vlerë kulturore që begaton shoqerinë. Gjuha duhet të jetë element i bashkëpunimit sepse është element themelor i identitetit të kombit. Ne si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas ndryshimit të ligjit të përdorimit të gjuhëve jemi përcaktuar për zbatimin e përdorimit të gjuhës.

Marketing

Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati janë institucione që do të punojnë në këtë drejtim. Pasuria e këtij vendi është diversiteti, ne duhet të përfitojmë të gjithë nga ky shans i mrekullueshem, porositi sonte në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 111 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ministri i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraki.

Ai mes tjerash potencoi se hapja e tre universiteteve në vendin tonë, flet shumë për ndryshimet që kanë ndodhur, prandaj shtoi, paragjykimet dhe frika nga gjuha shqipe për ata që ende kanë dilemma është e pavend.

“Nuk rrezikohet askush nga gjuha e tjetrit. Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve midis Bashkësive do të vazhdojë të punojë në drejtim të avancimit të të gjitha gjuhëve të bashkësive etnike që jetojnë në këtë vend. Miqtë tanë ndërkombëtarë janë shumë të nevojshëm dhe të mirëseardhur në mbështetjen e këtij procesi.

111 vjet pas Kongresit të Manastirit, festojmë dhe nderojmë të gjithë ata që e mbajtën të gjallë këtë gjuhë me shekuj, gjithashtu tregojmë përcaktimin tonë për të ruajtur dhe zhvilluar këtë thesar të madh jo vetëm ne si shqiptarë por edhe të tjerët”, tha Duraki.

Ai përkujtoi se 14 nëntori i vitit 1908 ishte dita kur filloi Kongresi i Manastirit dhe 8 ditë punë deri më 22 nëntor, siç tha, janë periudha e realizimit të ëndrrës së krijimit të Alfabetit. Përveç alfabetit në këtë Kongres u sollën edhe vendime të tjera politike të njohura për historinë.

Marketing