Duraki: Ligji i gjuhëve indikator në harmonizimin e të drejtave të barabarta

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraki sëbashku me sekretarin shtetëror Lirim Shabani, ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, i kryesuar nga shefi i delegacionit, Tomas Merkert.

Marketing

Në takim, siç thuhet në kumtesën e ministrisë resore, u diskutua rreth rëndësisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe implementimit të tij në të gjitha nivelet. Ligji për përdorimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi dhe zbatohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është tejet i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Në vazhdimësi zëvendëskryeministri Duraki theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i multikulturalizmit, si një vlerë evropiane, dhe se Ligji për përdorimin e gjuhëve është një indikator në harmonizimin e të drejtave të barabarta mes komuniteteve dhe vazhdimësinë e mirëqenies së përbashkët.

Nga takimi bashkëbiseduesit kanë nxjerrë konkluzione të përbashkëta se eksperiencat dhe praktikat e shteteve evropiane në implementimin e multilingualizmit janë pikë reference në jetësimin e këtij Ligji edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Implementimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve paraqet vlerë evropiane që do të ndihmojë integrimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit tonë.

Marketing