Ministri i Ambientit jetësor, Sadulla Duraku gjatë vizitës në komunë e Likovës që u realizua bashkë me ministrat tjerë shqiptar Kreshnik Bekteshi, Arbër Ademi dhe zyrtarë tjerë të kësja zone theksoi se zbatimi i projekteve është projekt prioritar i Qeverisë dhe prioritet i yni. Realizimi i projekteve në vendbanimet shqiptare do të jetë prioritet i Qeverisë, ka thënë mes tjerash ministri Duraki.

“Për ne si Bashkim Demokratik për Integrim në koordinimet e veçanta që bëjmë si ekzekutiv kemi vendosur dhe kemi sjell vendim që të gjitha komunat të vizitohen dhe të shihen hallet dhe dertet e atij vendi jo vetëm me kryetarin e Komunës por edhe me këshilltarët komunal me qytetarë të këtij vendi dhe të jepen sugjerime deri qeveritarët shqiptarë për hallet dhe dertet në atë vendbanim.

Ne sot kemi vizituar punët që janë duke përfunduar në Komunën e Likovë, tek diga, ujësjellësi dhe rruga regjionale dhe kështu që dhashë Zoti në një kohë shumë të afërt edhe komuna e Likovës të ketë një infrastrukturë të mirë që të vijnë edhe investitor të huaj”, ka deklaruar Ministri i Ambientit jetësor, Sadulla Duraku.