Duraku mund të transferohet nga Ekologjia në ministrinë e transportit?

Aktualisht Qeveria ka mbetur pa ministër për Bujqësi, ministër të Kulturës dhe ministër për Sistem Politik. Hazbi Lika duhet shkarkohet nga Kuvendi për faktin që nuk ka dorëzuar dorëheqje në Qeveri, ndërsa për fatin e ministrisë së Kulturës, kreu i Alternativës, Afrim Gashi akoma nuk ka biseduar me kryeministrin Zaev.

Marketing

Resorët të cilat përfolën se do të ketë ndryshime janë Transporti dhe Lidhjet, Ekologjia, Drejtësia dhe Arsimi. Kryeministri Zaev ka njoftuar partnerët e koalicionit më funksionarët të cilët sipas tij nuk kanë kryer punën e parapara me programin Qeveritar. Burime partiake thonë se BDI synon të marrë resorin e transportit dhe lidhjeve, ku do të transferohej ministri aktual Sadulla Duraku. BDI edhe më herët ka pretenduar për këtë resor, kurse pretendime për transportin shprehin edhe nga Alternativa e Gashit. Deri në mesin e muajit qershor, ndryshimet pritet të votohen në Kuvend.

Zaev në mbrëmjen kur nga subjekti i tij shkarkoi nënkryetarët, sekretarët dhe Këshillin Ekzekutiv, paralajmëroi se të paktën 1/3 e Qeverisë do të ndryshohet, duke mos mohuar mundësinë edhe për ndryshimin e zëvendësministrave, drejtorive, bordeve dhe sekretarëve shtetëror.