Duraku në Manastir shënon fillimin e manifestimeve me rastin e 22 nëntorit-Ditës së Alfabetit

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Sadulla Duraki, sot do të qëndrojë në qytetin e Manastirit ku do të marrë pjesë në hapjen e manifestimit “Ditët e Alfabetit”, që organizohet me rastin e 22 nëntorit – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Marketing

Si aktivitete i parë në kuadër të manifestimit që do të shënojnë këtë vit 22 nëntorin është promovimi i librit “Lëvizja Protestante te shqiptarët, 1816-1908” të autorit David Hosaflook që promovohet nga Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik.

Ngjarja do të në Qendrën e Kulturës në qytetin e Manastirit ne fillim në ora 12.00.I pranishëm në këtë event do të jetë edhe drejtori i Institutit Ndryshe këtë vit janë paraparë një sërë aktivitetesh që do të shënojnë përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit. Në mbështetjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore shqiptare do të bëhet promovimi i disa titujve shkencorë, do të organizohet Konferencë shkencore ndërsa nën patronazhin e zëvendëskryeministri Sadulla Duraku do të mbahet edhe një Akademi Solemne.