Duraku përkujton masakrën e Srebrenicës!

“Sot shprehim solidaritetin tonë për të gjithë ata që humbën jetën brutalisht në Gjenocidin e Srebrenicës. Kjo datë shënon krimin më të zymtë dhe më çnjerëzorin e njeriut ndaj njeriut, në tokat evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Marketing

Gjenocidi nuk ndodh brenda natës. Fillon me fjalë të urrejtjes dhe shpesh i nevojiten vite, madje me dekada armiqësi dhe urrejtje para se të manifestohet. Trajtimi më i mirë i krimeve të së kaluarës është parandalimi i tyre në të ardhmen, andaj Ministria e re për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, do jetë maksimalisht e angazhuar në trajtimin e problematikave etnike dhe fetare, për të krijuar mirëbesim dhe gatishmëri për bashkëpunime që e çojnë shtetin drejt strukturave euro-atlantike.

Dënojmë rëndë akte të tilla dhe kolektivisht do të vazhdojmë me palodhshmëri luftën për drejtësi!” – shprehet Duraku.

Marketing