Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.Sadullah Duraku sot do të mbajë fjalim në konferencën me temë “Mali Sharr – a duhet të shpallet Park Kombëtar”.

Eventi në fjalë, i organizuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal, do të zhvillohet në restorantin “Rilex”, Dobroste, Tearcë, duke filluar nga ora 10.30.

Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit “Ngritja e vetëdijes për shpalljen e Malit Shar për Park Kombëtar”, e financuar nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe e cila zbatohet nga Niras e Danimarkës, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), si dhe nga Instituti i Administratës Publike nga Suedia (SIPU).