Durmishi: Taravarit nuk i largohet prej mendje politika e Menduh Thaçit

Këshilltari i Lëvizjes BESA në komunën e Tetovës, Besar Durmishi ka komentuar veprimet e fundit të Arben Taravarit, ku sipas tij i pengojnë shkrimet e aktivistëve të Lëvizjes BESA dhe i ofendon duke shprehur egon e shfrenuar. Ja postimi i plotë i Durmishit:

Marketing

Pasi e shoh se Taravarit i pengojnë shkrimet e aktivistëve të L. Besa dhe hyn ofendon me komente duke shprehur egon e shfrenuar, po ia rikujtojmë disa veprime të tija, që t’i din opinioni:

– Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kur garonte Pr.Dr Rufi Osmani kundër Nevzat Bejtës për kryetar komune në Gostivar, ishte pikërisht partia amë (PDSH) bashkë me Taravarin që përkrahën në raundin e dytë kandidatin e BDI-së për të larguar nga skena politike Pr.Dr.Rufi Osmanin!

– Në vitin 2016 krejt fushatën kërkonte vota kundër BDI-së e Ali Ahmetit, që menjëherë pas zgjedhjeve të ulet në selinë e Ali Ahmetit, ku më pastaj të bashkqeverisë!

– Kërkoi vota kundër LSDM-së që të bëhet ministër në qeverinë LSDM-së. Doli nga qeveria sepse si dhan hise as LSDM e as BDI!

– Më përkrahjen e L. Besa (30% të votave) në raundin e dytë i fitoi zgjedhjet në komunën e Gostivarit!

– Shitet patriot i madh tek Shqiptarët, ndërsa në Gostivar është në koalicion me Vmro-në!

– Shkaktari kryesor për prishjen e koalicionit ndërmjet L. BESA dhe ASH-së ( koalicion që e dëshironte çdo aktivist i ASH-së dhe L. Besa) , që përfundimisht do e dërgonte Bdi-në në histori, dhe për të bllokuar fuqizimin e kësaj partie në Tetovë me rrethinë!
#Duke e rilexuar e kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë!