Trupi i pajetë i 31 vjeçarit është gjetur mëngjesin e sotëm në det, në Gjirin e Currilave në Durrës.

Pas njoftimit të dhënë nga dy shokët e tij me të cilët kishte shkuar në plazh, pasditen e djeshme nisën kërkimet në tokë e në det për gjetjen e shtetasit Donald Molla me origjinë nga Skrapari.

Numri i atyre që kanë humbur jetën në plazhet e Durrësit këtë qershor ka shkuar në tre pushues.
Ndërkohë, në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin vijojnë kërkimet për shtetasin E.M., 18 vjeç, i cili gjithashtu pasi hyri në det nuk është parë më nga familjarët./Top Channel