Durrës, të shtëna me armë zjarri, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13, tek sektori Teuta i plazhit.

Mësohet se 2 shtetas janë përfshirë në konflikt dhe dyshohet se janë plagosur me armë zjarri.

Për fat të keq një prej tyre, shtetasi A.B., 39 vjeç. nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

I plagosuri tjetër E.Gj., 19 vjeç momentalisht ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin rajonal të Durrësit.

Po ashtu, është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.

“Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas dëshmive në vendngjarje janë dëgjuar 3 krisma pistolete.

Marketing