Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ ka arritur marrëveshje me Maurizio Sarrin, i cili do të largohet nga Chelsea për t’u rikthyer në Serie A, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Sipas Gianluca Di Marzio, skuadra e Juventus po përgatit dy blerjet e para për Maurizio Sarrin, përcjell ‘lajmi.net’.

Bëhet fjalë për mesfushorin Paul Pogba, i cili është rrugës për t’u rikthyer në Torino, nga ku u transferua te Manchester Unietd.

Një emër tjetër është Federico Chiesa, talenti i madh i Fiorentinës dhe Kombëtares së Italisë.