Ishin nisur me biçikletë nga Tetova për të kryer Haxhin në Meken e shenjtë, megjithatë stacioni i tyre i fundit ishte Jordani, ngase u refuzuan nga shteti i Arabisë Saudite dhe nuk morën viza.

Megjithatë, Amir Asllani dhe Senad Idrizi duket se do ta realizojnë ëndrrën e tyre për të vizituar Meken, edhe pse ndoshta jo me biçikletë por me aeroplan.

Ata në faqen e tyre kanë njoftuar se dy vizat e fundit që janë dhënë për Haxhin e sivjetmë ju takon pikërisht atyre.

“2 vizat e fundit që janë dhënë për këtë vit Elhamdulilah…Një plak ne Jordan na tha: Vizen nuk e jep askush përveç Allahut! Falenderojme gjithë ata qe u ben sebep…”, shkruajnë në faqen e tyre.

Ata thanë se sonte me aeroplan do të nisen për në Meke për të kryer Haxhin.