Dy deputetë dhe një prokuror dyshohet të jenë pjesë e rastit “Zhvatja”

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar po heton edhe përgjegjësin eventuale të dy deputetëve aktual të cilët kanë qenë në kontakt me të dyshuarit në hetimin më të ri për zhvatje, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase.
Jozyrtarisht mësohet se përpos tyre, është duke u hetuar edhe një Prokuror publik nga Prokuroria Speciale Publike për të cilin janë duke u grumbulluar prova.
Sipas informacioneve më të reja, telefoni i Prokurores speciale Katica Janeva, së bashku me kompjuterin e djalit të saj, Prokuroria do ti dorëzoj për ekspertizë.

Marketing
Marketing