Dy ditë pa viktima nga Kovid-19, më shumë të infektuar në Shkup

Në dy ditët e fundit nuk janë regjistruar viktima nga koronavirusi në shtet, ndërsa shënohet ulje minimale e numrit të të infektuarve, i cili dje ka arritur në 21, ndërsa pardje ishte 37.

Marketing

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë, arrin 1.999, numri i pacientë të shëruar është 1.439, i viktimave është 133, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 447.

Shkupi edhe më tej është në kulmin e të infektuarve në shtet në bazë ditore, por edhe me numrin e përgjithshëm të të diagnostifikuarve – 725, aktivë 204, Kumanovë – 436, aktivë 35, Dibër – 51 Shtip – 41, aktivë 6, Prilep – 210, aktivë 46, Tetovë – 177, aktivë 82, Strugë – 75, aktivë 8, Veles – 127, aktivë 41…

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë të rinjë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 54, prej të cilëve në përkrahje me oksigjen janë 20, ndërsa në ventilim mekanik janë tre pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 21 pacientë. Në respiratorë janë gjashtë pacientë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe gjashtë tjerë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe katër të tjerë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar shtatë pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqet një pacient. Në sektoret infektive në Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër janë hospitalizuar 41 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje në profilin e tij në fejsbuk lidhur me tubimet fetare ka shënuar se koronavirusi as nuk është i vdekur, as nuk është larguat, por është këtu dhe për fat të keq, problemi do të zvarritet derisa ka të tillë që e injorojnë.

“Shumë herë e kam përsëritur, por ja edhe njëherë do të them. Punonjësit shëndetësorë nuk mund vetëm. Masat janë të mira dhe në kohë, por ato funksionojnë vetëm nëse respektohen, në të kundërtën nuk kanë efekt. Respektimi i masave dhe efektet prej tyre varen vetëm nga ju si qytetarë. Thjeshtë duhet të pranohet mënyra e re e jetës, duhet përditshmërinë tonë ta përshtatim duke i respektuar rekomandimet”, potencoi Filipçe.

Ai theksoi se fotografitë dhe artikujt nga festimi i djeshëm nëpër xhamitë dhe para tyre sërish janë shqetësuese.

“E respektoj festimin dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht fesë sonë. Por këtë vit, festat nëpër botë festohen në një mënyrë tjetër, duke vendosur shëndetin tonë të bashkëqytetarët tanë mbi të gjithçka. U falënderoj qytetarëve që iu përmbahen masave, dhe të cilët, për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk i përmbahen”, potencoi Filipçe.

Rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi, qytetarët edhe më tej duhet t’i respektojnë dhe të mos grupohen, detyrimisht të mbajnë pajisje mbrojtëse (maskë, shall) me të cilin do t’u mbulohet goja dhe hunda, rregullisht t’i pastrojnë duart ose t’i dezinfektojnë dhe të mbajnë distancë prej dy metrave.

Marketing