Dy gola për tri minuta, Interi përmbys në fund Parmën

Interi për minuta të tëra dha përshtypjen që do të zhgënjente për të dytën ndeshje radhazi (pas barazimit me Sassuolon), teksa deri në minutën e 83-të ishte nën një gol në “Tardini” të Parmës, por në minutat e fundit arriti të zhvlerësonte golin e Gervinho me finalizimet e dyshes De Vrij-Bastoni (1-2).

Marketing

Ashtu si dhe ndaj Sassuolos, mbrojtja e Interit u tregua shumë naive në minutën e 15-të, kur një top i gjatë i Kuckas pëfundoi në thellësi në këmbët i Gervinho, i cili bëri lëvizjet e tij të zakonshme në zonë, duke dribluar kundërshtarët, para se të mposhtte Handanovicin.

Në fakt, Interi e rriti presionin në pjesën e dytë, i pati rastet fillimisht me Lautaron e Lukakun, por jo qartësinë apo fatin për ta dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi, goli i shumëpritur erdhi në minutën 84-t, kur De Vrij devijoi në rrjetë topin e goditur me kokë nga Martinez. Pikërisht në këtë moment Kucka u ndëshkua me karton të kuq për sjellje josportive. Kaq i mjaftoi Interit që në aksionin pasardhës të shënonte golin e dytë me Bastonin, i harruar në shtyllë e dytë, pas asistit të Moses.

Ky sukses i zikaltërve kthen diferencën prej tetë pikësh me Juventusin kryesues.

Marketing