Dy ish lojtarë të La Liga shpallen fajtorë për kurdisje të ndeshjeve – nëntë të dënuar në total

Në mesin e nëntë të shpallurve si fajtorë për kurdisje të ndeshjeve janë edhe dy ish lojtarë të La Liga.Ish lojtarët e Real Betis, Antonio Amaya dhe Xabier Torres janë shpallur fajtorë për kurdisje të ndeshjeve.

Marketing

Përveç dyshes, fajtorë janë shpallur edhe një numër i ish zyrtarëve të skuadrës tjetër spanjolle, Osasuna.

Amaya dhe Torres janë lojtarët e përfshirë në rastin që flet për dy ndeshje të Betis, në ndeshjet e fundit të sezonit 2013/14.

Dënimi më i rëndë ishte për ish zyrtarin e Osasuna, Angel Maria Vizcay, i cili u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.

Kujtojmë se të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënimin me heqje lirie.

Marketing