Dy këmbësorë janë lënduar në një aksident në Shkup

Dy këmbësorë janë lënduar në Shkup pasi ata i ka goditur një automjet i markës “fiat punto” i drejtuar nga një person 19-vjeçar.

Marketing

Siç kumtoi sot MPB, dy këmbësorë A.Sh. (44) dhe H.Sh. (18) me automjetin e Ndihmës Mjekësore Emergjente janë transferuar në Qendrën Emergjente në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” ku u është dhënë ndihmë mjekësore. Më rëndë është lënduar A.Sh., ndërsa me lëndime trupore ka kaluar edhe H.Sh.

Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:55 në udhëkryqin në rrugët “Vojdan Çernodrinski”, “Sllavej Planina” dhe “Krimska”. Automjeti është drejtuar nga I.B. (19) nga Shkupi.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Shkup.

Marketing