Dy kushërinj humbën jetën në një aksident rrugor në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë konfirmoi se sot në mëngjes dy qytetarë të Maqedonisë e kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në Itali.

Marketing

Sipas mediumit italian ILPIAACENZA, në aksident jetën e kanë humbur Marija Vitanova (25) dhe kushëriri i saj Metodi Vitanov (26), të cilët kanë qenë në një automjet “reno klio”.

Automjeti është përplasur në një dru dhe menjëherë është përfshirë nga zjarri, kur ka arritur ndihma ka qenë vonë.
Sipas disa mediave thuhet se në aksident jetën e kanë humbur mbesa dhe nipi i konsullit të Maqedonisë në Itali, Stojan Vitanov.