Dy mërgimtarë shqiptarë vdesin tragjikisht në Bruksel (FOTO)

Dy shqiptarë humbën jetën tragjikisht pasi apartamenti ku ata jetonin u përfshi nga flakët të premten e 8 shkurtit. Nuk dihet ende shkaku i flakëve që shpërtheu në lagjen Halle-Vilvoorde në Bruksel ndërsa hetimet po vijojnë.

Marketing

Mësohet se dy shqiptarët nuk kanë arritur të dalin dhe janë gjetur prapa derës. Një person i tretë është evakuar. Policia ka nisur hetimet ndërsa autopsia që pritet tu nënshtrohen dy djemtë do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.