Dy muaj nga arratisja e Gruevskit, akoma e paqartë nëse dikush e ka ndihmuar

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, azilanti më i njohur në Hungari – për të dytin muaj me radhë ndodhet në arrati. Korrieri gjyqësor para dy muajve, saktësisht më 9 nëntor 2018 tre herë tentoi, por nuk arrit që t’ia dorëzon aktin udhëzues, pas çka Gruevski duhej të shkonte në burg.

Marketing

Në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, 48-vjeçari Nikolla Gruevski është i fundit për të cilin shteti ka lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për të dytin muaj qytetarët akoma nuk e dinë saktë se si dhe kur Gruevski e lëshoi Maqedoninë. Ministri i Punëve të Brendshme Nikolla Gruevski, më herët deklaroi se është ditur vetëm se Gruevski në mënyrë joligjore e ka lëshuar vendin.

Të njëjtën e ka përsëritur edhe kryeprokurori Ljubomir Joveski. Ndërsa prokurorja Villma Ruskovska, ka deklaruar se nga procedura parahetimeore është konfirmuar se ka pasur lëshime të paqëllimshme të institucioneve, në lidhje me arratinë e ish-kryeministrit.

Postimi i fundit i Gruevskit në “Facebook” është më 20 nëntor, kur edhe konfirmoi se i është pranuar kërkesa për azil në Hungari.

Ndërsa më pas nga gazetarët hungarez disa herë është fotografuar nëpër restorante. Gruevski në Hungari ka pranuar edhe vizita nga Maqedonia. Aleksandar Trajkovski është ai që e ka vizituar Gruevskin në Budapest.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka kërkuar që në të gjitha lëndët ku i akuzuar është Gruevski t’i shqiptohet masa e paraburgimit. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e tij nga Hungaria, por deri tani nuk ka informacion kthyes nga autoritetet hungareze.

Marketing