Dy oferta për furnizues universal të energjisë elektrike

Sot në ora 15 skadoi afati për dorëzimin e ofertës për furnizues universal të energjisë elektrike. Në shpalljen publike u paraqitën vetëm dy oferta dhe atë nga EVN-Maqedoni e cili ofroi marzh bruto fitimi prej 14.4 për qind dhe kompania e dytë Elem Trejd DOEL, që ofroi marzh bruto fitimi prej 14.9 për qind.

Që të dyja kompanitë posedonin dokumentacion të rregullt në pajtim me ligjin për furnizime publike dhe garanci bankare.