Dy opsionet nëse nuk arrihet censuzi i nevojshëm në zgjedhjet presidenciale

Nëse nuk arrihet censusi i nevojshëm për përzgjedhje të presidentit në zgjedhjet e ardhshme atëherë ekzistojnë dy mundësi- shefi i shtetit të zgjidhet nga qytetarët për shumicën e nevojshme në rrethin ë e dytë ose të zgjidhet në Kuvend.

Marketing

Këtë e ka deklaruar sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e pyetur nëse mendohet për ndryshimin e Kushtetutës për përzgjedhje të presidentit nëse nuk arrihet dalja e nevojshme më 21 prill dhe 5 maj.

“Ne kemi rekomandim nga Komisioni i Venedikut për censusi që ekziston në Kushtetutë për përzgjedhje të presidentit se është diçka e panevojshme dhe duhet larguar. Ky rekomandim është që nga zgjedhjet e kaluara. Kemi dy opsione, njëra është presidenti të zgjidhet në zgjedhje pa shumicën e nevojshme në rrethinë e dytë.

Kjo donë të thotë kush fiton më tepër vota ai është fitues, dhe këtu nuk keni mundësi të pengoni zgjedhjet nëpërmjet bojkotit. Opsioni tjetër është përzgjedhja e presidentit në Kuvend”, ka thënë ministrja Deskoska.