Dy pacientë ndërruan jetë nga gripi në QKUK, shkon në 4 numri i të vdekurve

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në QKUK brenda 24 orëve.

Marketing

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se pacientët kanë qenë me sëmundje kronike, ndërsa kanë qenë të shtrirë në Infektivë për shkak të gripit sezonal.

Baxhakut iu komplikua gjendja pasi vendosi stentë në QKUK, pastaj shkoi në Shkup.

Pamje live nga vendi ku po ndërtohet spitali në Wuhan, ende s’ka përfunduar

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Infektives Dr. Lindita Ajazi-Berisha, e cila për Gazetën Shneta ka treguar edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë.

“Mund t’ju konfirmoj se dy raste që kanë qenë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në mjekimin intensiv, kanë ndërruar jetë. Rastet tjera janë në gjendje stabile dhe po monitorohen nga ekipet e mjekëve”, ka deklaruar Ajazi-Berisha.

Pas këtyre dy rasteve, numri i të vdekurve nga gripit sezonal në Kosovë ka shkuar në 4.

Vdekja e pacientëve nga gripi ndodh në kohën kur bota po përballet me kërcënimin serioz të koronavirusit, i cili deri më tani ka marr mbi 130 jetë në Kinë ndërsa janë sëmurë mijëra të tjerë.