Dy persona ikin nga spitali i Shtipit, por izolohen në shtëpinë e tyre

Dy pacientë kanë ikur nga spitali I Shtipit në orët e pasditës, pasi paraprakisht ishin paraqitur në spital sapo kishin ardhur nga Italia, ka konfirmuar për Telma ministri I Brendshëm, Naqe Çulev.

Marketing

Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partneren e tij me nënshtetësi kroate të cilët oara disa ditëve kishin ardhur nga Italia. Autoritetet thanë se ata kishin thyer një xham të dhomës që po mbaheshin të izoluar dhe nën mbikqyrje dhe janë larguar nga spitali, por më pas janë gjetur në shtëpinë e tyre, ku janë ndërmarrë masat e izolimit. Ata janë nën mbikqyrjen e organeve të rendit dhe autoriteteve shëndetësore.

Marketing