Dy persona të vdekur në aksidentin në rrugën Manastir-Prilep

Në rrugën rajonale Manastir-Prilep, në afërsi të vendbanimit Vasharejca dje rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilën kanë ndërruar jetë dy persona, informojnë nga SPB-Manastir.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare, në aksident është përfshirë një makinë e mallrave të rënda dhe një makinë ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit XH.I(34) dhe A.I. (27).

Gjatë ditës priten informacione më të hollësishme rreth aksidentit, njoftojnë nga SPB Manastir.

Marketing