Dy prej të arrestuarve shpëtojnë nga paraburgimi, ende s’ka vendim për Janakieskin

Dy nga dhjetë të dyshuarit, të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar i kanë shpëtuan paraburgimit. Për dy të dyshuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet janë përcaktuar masa kujdesi.
Ende nuk ka informacion nëse gjyqtari i procedurës paraprake do të urdhërojë paraburgim për ish-ministrin Mile Janakieski dhe për dyshuarit e tjerë.

Marketing

Siç shpjegoi sot prokurorja Ivana Trajçeva, të gjithë 10 të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.6 milionë euro gjatë shitjes së katër parcelave ndërtimore atraktive në qendër të Shkupit.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar të pezullohen nga shitja katër lokacionet ndërsa është kërkuar ngrirja e pronës për të cilën prokurorët dyshojnë se të dyshuarit e kanë fituar në mënyrë joligjore.

Sipas prokurorisë, dhjetë të arrestuarit kanë mundësuar lokacione tërheqëse t’i blejnë persona që fare nuk i kanë plotësuar kushtet ndërsa në këto lokacione është dashur të ndërtohen hotele, në bregun e lumit Vardar si dhe ndërtimi i të ashtuquajturave “Shkallët spanjolle” në sheshin e Shkupit. Asnjëri nga projektet nuk është realizuar.

Ndryshe, përveç Janakievskit, janë arrestuar edhe nëpunës shtetëror, noterë, ish avokatë shtetëror si dhe një biznesmen. Në mesin e të arrestuarve janë edhe funksionarë aktual të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të partisë dhe Dejan Mitrevski, kryetar i komitetit komunal në lagjen Aerodrom.

Marketing