Dy raste të reja të fruthit

Dy raste të reja me simptoma të fruthit janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës një vjeçare nga komuna e Sarajit dhe një fëmijë nëntë muajsh nga Shuto Orizari.

Marketing

Këta dy komuna ishin komunat ku numri i fëmijë të pavksinuar kundër fruthit ishte tepër i ulët, për dallim nga disa komuna të tjera si Aerodromi, Karposhi dhe Qendra. Bashkë me këto dy raste, numri i të hospitalizuarve shkon në 22, 20 prej të cilëve janë fëmijë të moshave parashkollore ndëraq dy të tjerë janë të rritur.

Ndërkohë gjatë ditës nëpër tre punktet vaksinale në Shkup janë vaksinuar dhjetë fëmijë, me çka numri i atyre të cilët kanë pranuar vaksinën MRP ka arritur në 1904.

Nga ana tjetër kontrolli inspektorial i Agjencisë së Ilaçeve ka vazhduar dhe gjatë fundjavës, por megjithatë nuk ka konstatime zyrtare në rast të parregullsive. Nga “Malmed” thanë se ditëve në vijim pritet të dihet rezultatet finale të inspektimit dhe të konstatohen gjoba në rast se gjinden lëshimë apo parrëgullsi në firmën distributore “MakedonijaLek” si dhe qendrat e shëndetit publik në tërë territorin.

Të shtunën ministri Filipçe dhe përfaqësues të kompanisë prodhuese të vaksinave nga Belgjika, realizuan takim, pas së cilit thanë se të gjitha sasitë e vaksinave janë prodhim i tyre dhe se nuk ka hapësirë për dyshime.

Skandali me vaksinat me deklarata me afat të skaduar u bë publik pasi një prind shpërndrau nëpër rrjetet sociale një vaksinë ku shihej se afati i saj kishte kaluar, pa mos e vërejtur askush nga punonjësit nëpër punktet vaksinale.