Dy shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel për Kimi

Shkencëtarja franceze, Emmanuelle Charpentier, dhe studiuesja amerikane, Jennifer A. Doudna, fituan Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit, të njohur si CRISPR.

Marketing

Fitueset u shpallën të mërkurën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi.

Zbulimi është domethënës, tha akademia. Përdorimi i rregullimit gjenetik CRISPR/Cas9 lejon mundësinë e ndryshimit të “kodit të jetës gjatë disa javësh”, shtoi ajo.

Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1,1 milion dollarësh. Çmimi për letërsi do të shpallet më 8 tetor dhe çmimi për paqe më 9 tetor.

Të hënën dhe të martën u ndanë çmimet për mjekësi dhe fizikë. Çmimi për ekonomi do të mbyllë sezonin e çmimeve Nobel më 12 tetor.

Marketing