Dy shpërthime tronditin Shkodrën, tritoli ishte vendosur në shtëpinë e ish-basketbollistit Arra

Një sasi e konsiderueshme tritoli iu vendos dhe shpërtheu në një banesë në lagjen “Qafë Hardhi” në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30. Tritoli u vendos në derën e shtëpisë së Nikollë Arrës, babai i ish-basketbollistit Nikolin Arra.

Marketing

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës në dy vende të ndryshme. Shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe të fuqishme, pasi sasia e tritolit ishte e konsiderueshme. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, pasi familjarët kanë qenë në gjumë.

Dera dhe muret e shtëpisë janë shkatërruar nga eksplozivi që ka shpërthyer. Tritoli ka qenë një mesazh i drejtpërdrejt për familjen Arra, por ende nuk dihen autorët. Policia pritet që të marrë fillimisht dëshminë e familjes për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur.

Marketing