Dy shtetas të Shqipërisë janë ndaluar nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut në afërsi të vendkalimit kufitar Bllatë me Shqipërinë.

“Më 10 prill 2019, në orën 12:50, në afërsi të vendkalimit kufitar “Bllatë”, policia kufitare për shkak të tentimit për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë, janë ndaluar shtetasit shqiptarë E.M. (20) dhe S.M. (56). Personat janë dorëzuar tek Qenrda Rajonale për inspektoriat në pjesën Perëndimore për veprime të mëtejshme”, nënvizon raporti i MPB-së.