Dy shtetas të Shqipërisë të dyshuar për tregti me marijuhanë

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka ngritur procedurë ndaj dy personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë, për veprën penale prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim të mjeteve narkotike.

Marketing

Të dyshuarit më 11 qershor kanë lëvizur me makinë të tipit golf me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit rutinor nga ana e policisë është gjetur një çantë në të cilën ka pasur afro 2 kg m*arijuhanë. Të dyshuarit drog*ën në Maqedoninë e Veriut e kanë futur përmes vendkalimit Blato-dibër, me qëllim që t’ia shesin një blerësi nga Gostivari.

Dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë.

Marketing