Dy talentë nga Kosova firmosin me Hajduk Split

Skuadrat kroate janë shndërruar në trampolinë për shumë futbollistë shqiptar. Eros Grezda është rasti më i mirë, për të shpjeguar arsyet se pse shumë talente nga Shqipëria dhe Kosova zgjedhin të luajnë për ekipe në Kroaci. Pas firmës me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë U-21, Emir Sahiti, Hajduk Spliti, ku luan dhe mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Memolla, ka firmosur dhe me dy futbollistë të tjerë shqiptar.

Marketing

Ata janë Lumbardh Devolla dhe Bleart Tolaj, të dy futbollistë të ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Kosovës. Të dy futbollistët kanë firmosur kontrata profesionale për tre vjet. Lajmin për firmën me dy futbollistët shqiptarë e ka bërë të ditur vetë klubi kroat në faqen zyrtare.

“Lumbardh Devolla dhe Bleart Tolaj janë lojtarët e rinj të Hajdukut, të dy nga Kosova. Ata kanë nënshkruar kontrata profesionale për tre vjet. Devolla është një lojtar 19-vjeçar, i cili ka luajtur më parë për klubin Liria të Prizrenit dhe është anëtar i rregullt i ekipeve zinxhir të ekipit përfaqësues të Kosovës.

Lumbardhi është bashkuar me ekipin e dytë të Hajdukut. Tolaj është sulmues 18-vjeçar, i cili më parë ka luajtur për Vëllaznimin dhe është gjithashtu anëtar i përhershëm i ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Kosovës”-shkruan klubi kroat në njoftimin për dy futbollistët nga Kosova.

Marketing