Dy të arrestuar në Hasanbeg të Shkupit, konfiskohet një pistoletë

Dy persona janë arrestuar pasi sot policia, pas urdhrit të marrë gjyqësor, ka kryer bastisje në dy objekte në lagjen Hasanbeg në Shkup.

Marketing

Punonjës në polici nga Sektori për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materje të rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësia për tregti të palejuar me drogë dhe armë, sot gjatë bastisjes në shtëpinë e K.I., ka gjetur armë me një karrikator dhe dy plumba.

“Gjatë bastisjes së veturës ‘golf’, te M.I. është gjetur një pistoletë me një karrikator dhe 14 plumba”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar A.I. dhe B.I., dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngriten padi adekuate.

Marketing