Dy të tretat e shumicës në fokusin e Qeverisë, zgjedhjet si mjet i fundit legal

Sigurimi i dy të tretat e shumicës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës është në fokusin e Qeverisë ditët e ardhshme, edhe pse nuk përjashtohet opsioni, si mjet i fundit legal të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje ata do të mbaheshin në fund të nëntorit, ndërsa si datë e mundshme do të ishte 25 nëntori.

Marketing

Qëllim parësor i Qeverisë për momentin janë bisedimet me deputetë që të sigurohet dy të tretat e shumicës. Qëndrimi i Qeverisë është se Kuvendi dhe gjitha partitë politike duhet ta ndjekin vullnetin e qytetarëve të thënë në referendum.

“Procesi për momentin është në Kuvend, dhe qëllimi është që të sigurohet shumicë e dy të tretave”, deklaroi dje zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Qeveria pret që deputetët e opozitës do ta ndjekin verdiktin e qytetarëve.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov ka thënë se me shumicën dërrmuese të qytetarëve të cilët dolën të votojnë në referendum dhe i dhanë mbështetje Marrëveshjes së Prespës, është obligim të shkohet përpara me apo pa zgjedhje. Ai në profilin e tij në Fejsbuk ka dalë me një status të titulluar “Fakte për referendumin”.

“Të kishte një, NJË votë KUNDËR më shumë, do të gjunjëzoheshim dhe ngrehnim duart. Por me shumicë të këtillë bindëse “PËR”, detyrë e jonë ndaj popullit është të gjejmë mënyrën të ecim përpara, pa ose zgjedhje të reja”, ka thënë shefi i diplomacisë.

Partia gjermane në pushtet CDU/CSU konsideron se opozita nuk guxon ta bllokojë perspektivën e Maqedonisë për NATO dhe BE. Kjo parti paralajmëron se mossuksesi i marrëveshjes për emrin do ta izolojë vendin për një kohë të gjatë.

“Në referendumin në Maqedoni mbi 91 për qind e votuesve votuan për ndryshim të emrit të shtetit në “Maqedonia Veriore”, ndërsa në të njejtën kohë edhe për perspektivë të mëtutjeshme të vendit të tyre në NATO dhe BE. Megjithatë, censusi i nevojshëm prej 50 për qind nuk u arrit. Prej këtu, vendimtare do të jetë votimi në Parlament”, thotë Vadelul.

Grupi i deputetëve të CDU/CSU i bën thirrje opozitës në Maqedoni të dakordohet me, siç theksojnë, votimin e rëndësishëm historik në Parlament për amandamentet kushtetuese sepse në të kundërtën, do të ishte përgjegjëse politike për bllokimin e kësaj rruge për Maqedoninë në afat të gjatë dhe me atë të izolohet vendi nga Evropa.

Nga ana tjetër, Turqia do të vazhdojë të përkrahë prosperitetin dhe sigurinë e Maqedonisë mike dhe anëtarësimin e saj në BE dhe në NATO, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Jashtme.

“Turqia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nga pavarësia e saj. Ashtu si edhe deri tani do të vazhdojmë që ta përkrahim Maqedoninë mike, prosperitetin dhe sigurinë e saj, si dhe anëtarësimin e saj në BE dhe në NATO, citohet në reagimin e Ankarasë zyrtare pas referendumit të së dielës në Maqedoni.

Edhe sekretari i përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, porositi edhe një herë se Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për hyrje në këtë dhe në organizata të tjera, por se vendi në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka rrugë alternative për hyrje në NATO pa zgjidhje të përbashkët të dakorduar me Greqinë. Pikërisht për shkak të kësaj e përshëndeta Marrëveshjen me Greqinë de plotësisht e mbështes implementimin e saj”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se kompromisi me Greqinë dhe hyrja në NATO do të jetë përparësi e madhe për Maqedoninë dhe për rajonin.
“Do ta pranojmë vendin si anëtarja e 30-të, por marrëveshja për emrin patjetër të implementohet”, thekson Stoltenberg.

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se Marrëveshja nuk ka marrë legjitimitet në referendumin.

Për zgedhje të parakohshme sipas liderit të partisë Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE është e gatshme, por patjetër të përfundojnë disa aktivitete që të vihet deri tek zgjedhjet parlamentare, duke aluduar në Marrëveshjen e Përzhinës.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska nuk mund të parashikojë nëse pas referendumit do të vazhdohet me ndryshimet kushtetuese ose do të shkohet në shpërndarjen e Kuvendit. Konsideron se Komisioni për Antikorrupsion duhet sa më shpejtë të formohet që të funksionojë gjatë zgjedhjeve, por ai është proces siç tha, “të cilën mund ta vendos Kuvendi”.

Këmbëngulim që t’i bindim edhe deputetët, por edhe vetë Panos Kamenos se kjo marrëveshje duhet që të votohet edhe prej tij edhe prej deputetëve të Grekëve të Pavarur, sepse është në dobi të interesave të popujve, thotë ministri i Politikës Digjitale të Greqisë, Nikos Papas, në intervistën për televizionin grek ERT. Lidhur me ngjarjet në Maqedoni, Nikos Papas e konfirmoi qëndrimin e Koxias se në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, referendumi nuk është i domosdoshëm.

“Kemi dy fakte: ekziston shumicë politike që të ratifikohet Marrëveshja e Prespës dhe e dyta nuk ekziston asnjë mundësi që kjo qeveri të rrëzohet, do ta përdorim mandatin katërvjeçar, ndërsa zgjedhje do të ketë në shtator të vitit 2019”, sqaron ministri grek.

Qëndrimet e fuqishme të Demorkacisë së Re me me Marrëveshjen e Prespës i bëhen lëshime identitetit dhe gjuhës maqedonase, por edhe se duhet sa më shpejtë të shpallen zgjedhje në mënyrë që të vendosë populli grek, i përsëriti lideri i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis në bisedë me anëtarët e partisë, gjatë vizitës në ishullin grek Samos.

“Zgjedhje e qeverisë është ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje e cila për herë të parë vendit fqinj ia lë gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas. Ne, këtë marrëveshje nuk do ta ratifikojmë, as tani, as nëse e gjejmë para nesh në Parlamentin e ardhshëm”, përsëriti Micotakis.

Në referendumin e të dielës, qytetarët janë përgjigjur në pyetjen “nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. “Për” votuan 91.46 për qind e qytetarëve të cilët dolën në zgjedhje, ndërsa “kundër” ishin 5.66 për qind nga gjthsej 666.344 votues apo 36.89 për qind nga elektorati i përgjithshëm në Maqedoni.