Dy të vdekur në një aksident në Prilep

Dy persona e kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë në orën 00:20 minuta në rrugën magjistrale Gradsko – Prilep.

Marketing

Automjeti i udhëtarëve “Opel Astra”, i drejtuar nga O.I (37) nga Prilepi, e ka humbur kontrollin, është përplasur në rrethojën mbrojtëse të urës dhe ka rënë nga rruga në humnerë, kumtoi sot MPB-ja. Me këtë rast, shoferi O.I. dhe bashkudhëtari R.M. (56) nga Prilepi e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekje është konstatuar nga ekipi i ndihmës së parë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekipi i Stacionit policor Prilep. Gjatë inspektimit nga ora 00:30 deri në orën 05:00 komunikacioni është zhvilluar në mënyrë alternative të automjeteve.

Marketing